Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaKurti emëron këshilltar Florim Isufin e demarkacioni

Kurti emëron këshilltar Florim Isufin e demarkacioni

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar sot këshilltar profesorin universitar, Florim Isufi, i cili ka qenë pjesë e Komisionit për demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas ZKM-së, Isufi do te jëtë këshilltar i Kurtit për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot profesorin universitar Florim Isufi, këshilltar politik të jashtëm (pro-bono) për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit. Bashkëpunimi i mëhershëm i kryeministrit Kurti me profesorin Isufi për çështje të kufirit, tani do të vazhdojë në kuadër të kabinetit të tij. Ai i uroi punë të mbarë në detyrën dhe përgjegjësinë e re”, thuhet në njoftim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments