Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka thënë se kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, fatin e tij politik e ka në duart e kryetarit të këtij subjekti, Albin Kurti.
Zogaj, nëpërmjet një shkrimi në ‘Faceobok’ ka thënë se e vetmja gjë origjinale e Vitisë është buzëqeshja përballë kryeministrit Kurti, përcjell lajmi.net.
“Beni, sic po e quan Kurti, eshte nje rob i zene i tij. Eshte i marrur peng nga Kurti. E beri minister, qe me pastaj per ta bere kryetar komune (nese mundet). E ben prape minister, nese do ti humbet zgjedhjet. Pra, nuk ka mendim, e aq me pak mendim politik. Nuk e ka fatin e tij politik ne duart e veta. Eshte politikan sepse Kurti ka dashur qe ai te jete i tille. Nuk ka aksion politik qe identifikohet me te. E vetmja gje e Benit, qe eshte dicka origjinale, eshte buzeqeshja e tij perballe Kurtit, perderisa ky flet per “Benin gojembel.” E kam zor me besu qe qytetaret e Prishtines jane te gatshem me e votu nje qytetar te marrur peng per kryetar komune”, ka shkruar Zogaj.
Tutje, ai ka folur edhe për kohën kur Kurti kishte bërë thirrje të votohet Shpend Ahmeti. Sipas njohësit të çështjeve politike, në Lëvizjen Vetëvendosje ka ekzistuar frika që Ahmeti do të fuqizohet.
“Me 2013 dhe 2017, kur Albin Kurti ka bere thirrje qe te votohet Shpend Ahmeti per kryetar te Prishtines, ka qene nje frike ne LV per fuqizimin e Ahmetit. Shume njerez e kane pare si opsion per Kurtin. Edhe Kurti e ka shperfaqe kete frike. Sepse, mbi te gjitha, Ahmeti e ka pase nje lloj figure te ndare nga Kurti”, ka thënë Kurti.