Kryeministri Albin Kurti këtë të shtunë bëri disa vizita nëpër qytetet e Kosovës pasi u kthye nga Parisi ku mori pjesë në Forumin e Paqes.
Pas takimit që pati me kandidatin për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në këtë qytet, eskorta e tij u pa në Gjakovë. Derisa në këto orë të mbrëmjes ai u kthye ne kryeqytet ku mbylli ditën me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Arben Vitinë, njofton Klan Kosova.
Ata dy u panë në një nga kafenetë e kryeqytetit.