
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka arritur pasditen e sotme në Prishtinë. Ai ka treguar se në Kosovë po qëndrojne me ftesën e kryeministrit Albin Kurti.
Taravari ka arritur në Prishtinë bashkë me liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhitin, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin.
“Nuk e di. Kisha ftesë dhe normalisht që i përgjigjem ftesës së kryeministrit”, ka deklaruar Taravari.
I pyetur nëse pritet të flasin për zgjedhjet e 8 majit, Taravari ka deklaruar se “beson që po”.