Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKurti dhe Vuçiq gati për pikën e nxehtë të dialogut, nesër në...

Kurti dhe Vuçiq gati për pikën e nxehtë të dialogut, nesër në Bruksel i presin Scholz, Macron e Meloni

Sy e veshë do të jenë të enjten në Bruksel, ku do të qëndrojnë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Për herë të parë pas 42 ditësh, ata do të jenë sërish në kryeqendrën evropiane me ftesë të Bashkimit Evropian.

Dy udhëheqësit pritet të takojnë veç e veç edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Takimet do të zhvillohen në margjinat e një samiti të BE-së dhe kureshtjen për to e shton një njoftim i bllokut të martën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments