Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKurti dhe Nagavci takuan veteranë të arsimit në shënim të 7 Marsit

Kurti dhe Nagavci takuan veteranë të arsimit në shënim të 7 Marsit

Në shënim të datës së 7 Marsit, ditë, e cila u kushtohet punës dhe vlerësimit të figurës së mësuesve, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrin, Taulant Kelmendi, takuan veteranë të arsimit nga e gjithë Kosova.

Rreth 50 mësuese e mësues të pensionuar, veteranë të arsimit, nga komuna të ndryshme, u bënë bashkë , në Prishtinë.

“Nën shoqërinë e bisedave miqësore, kryeministri Kurti vlerësoi lart kontributin dhe angazhimin e tyre kundrejt punës së palodhshme për të arritur edukimin dhe njëkohësisht arsimimin shqip të shumë brezave”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

“Ky takim, si pjesë e aktiviteteve për nder të 7 Marsit u organizua nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, i cili përcolli mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit, veçanërisht veteranët e arsimit, të cilët ishin kontribuues të mëdhenj në formësimin e të ardhmes së arsimit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments