Qytetarët e Kosovës nga sot do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.
Ndërkaq sot nga aeroporti i Prishtinës do të udhëtojnë pa viza qytetarët që ishin përfitues të kuizit nga Bashkimi Evropian.
Të pranishëm në aeroport do të jenë edhe kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, të cilët do të përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza falas.
Kurti dhe Gërvalla gjithashtu do të mbajnë edhe një konferencë për media.