Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKurti deklaron pasurinë: Banesë 400 mijë euroshe në pronësi, por në bankë...

Kurti deklaron pasurinë: Banesë 400 mijë euroshe në pronësi, por në bankë vetëm 119 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka deklaruar banesën me 67 metra katrorë në vlerë prej 400 mijë eurosh, në emër të bashkëshortes.

 I pari i Qeverisë ka thënë se ka para të gatshme në bankë në vlerë prej 119.58 euro, derisa bashkëshortja e tij ka të kursyera 10 mijë euro.

Kryeministri gjithashtu ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka detyrime prej 250 mijë euro në afat për 24 vite, e marrë në emër të blerjes së banesës.

Nga të hyrat vjetore, Kurti ka deklaruar se nga pozita e kryeministrit merr 16,647.69 euro, ndërsa ka thënë se të ardhurat personale nga Lëvizja Vetëvendosje i janë ndërprerë nga momenti që e ka filluar detyrën si kryeministër i Kosovës.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments