Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës është duke raportuar për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Unë i ofrova Bashkimin Evropian nënshkrimin zyrtar si kryeministër i Republikës për marrëveshjen bazike”, ka thënë Kurti në hyrje të fjalimit.
Ai ka shtuar se presidenti serb Vuçiq e ka refuzuar marrëveshjen.
“Propozimin tim e refuzoj menjëherë presidenti i Serbisë që tregon se nuk është pajtuar me përmbajtjen e marrëveshjes”, ka thënë Kurti.
Ka shtuar se edhe pse është pajtuar që të nënshruajë, marrëveshja nuk është e pranuar ende, meqë s’ka nënshkrim.
“Takimi i radhës do të jetë në Ohër ku ka edhe një marrëveshjeje paqeje sipas standardeve të BE-së”, ka deklaruar Kurti.
Kreu i ekzekutivit kosovar ndër tjerash tha se nuk do të diskutonte asgjë jokushtetuese.
“Më lejoni të riktheksoj se si kryeministër nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me sistemin tonë kushtetues e ligjor apo diçka që synon territorializimin, monoetnicitetin apo krijimin e urave për ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës. Asnjë nga kjo asnjëherë”, tha Kurti.
Sipas tij, qeveritë e kaluara kanë bërë gabime në dialogun me Serbinë.
“Gabimet e qeverive të kalaura do të mundohem që t’i eleminojë ose t’i demantojë për ta ruajtur shtetin utilitar”, ka thënë Kurti.