Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKur është i varur e kur i pavarur nga Kurti, përgjigjet Besnik...

Kur është i varur e kur i pavarur nga Kurti, përgjigjet Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi derisa ka raportuar në Komisionin për Politikë të Jashtme ka deklaruar se nuk do të ketë dialog teknik, por politik.

Ai para anëtarëve të komisionit ka përmendur disa nga parimet e dialogut, duke theksuar se nuk do të ri negociojnë marrëveshjet, nuk do të krijohet shtresë e re e qeverisjes në Kosovë dhe se nuk diskutohet për çështjet e brendshme.

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj ka pyetur Bislimin se çfarë mund të mendojë Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave, ndërkohë që krerët e shtetit flasin për korrupsion dhe krim.

“A do të fillohet me dialog teknik apo politik. A do të raportoni dhe a do i bëni transparente ato agjenda sepse kësaj here nuk ka qenë publike”, ka pyetur Kadriaj.

Ndërsa, Bislimi tha se do të ishte naivitetet që të mendohet se nuk ka korrupsion e krim në Kosovë.

“Kurti mi dikton objektivat. Për nga qëllimi unë jam i varur nga kryeministri. Për nga instrumentet jam i pavarur. Kur mendoj që publikimi i ndonjë informate cenon objektivin, nuk e publikoj[…]naiviteti më i madh kishte me qenë nëse thuhet se në Kosovë nuk ka korrupsion. Me atë naivitet janë fituar 50 përqind e ju 7 përqind”, ka deklaruar ai.

Sa i përket liberalizimit të vizave, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se Holanda dhe Franca janë dy vende të cilat e kundërshtojnë një gjë të tillë, por jo vetëm.

“Jo zyrtarisht na është thënë që duhet të punojmë edhe me Danimarkën dhe Belgjikën, por na është thënë jo zyrtarisht”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë që mbledhja e komisionit po vazhdon e mbyllur, me kërkesën e Besnik Bislimit, për diskutimin e temave të cilat janë të ndjeshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments