Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKur do të nis ndërtimi i tregut të gjelbër në Prishtinë, flet...

Kur do të nis ndërtimi i tregut të gjelbër në Prishtinë, flet kryetari Ahmeti

Kanë kaluar disa muaj që kur Komuna e Prishtinë e ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e Tregut të ri të qytetit, por punimet nuk kanë nisur akoma.

Tregu kryesor i pemëve dhe perimeve në Prishtinë, që njihet si ‘Tregu i gjelbër’, ndodhet pak metra larg objektit të Komunës së Prishtinës dhe jo shumë larg qendrës së qytetit. Tregtarët, akoma po vazhdojnë të punojnë në  kushte te pa favorshme, derisa dimri pritet ta rëndojë situatën.

Komuna e Prishtinës po synon ta ndryshojë rrënjësisht atë pjesë.

Kryetari Shpend Ahmeti, kohë më parë ka prezantuar pamje vizuale të projektit të tregut ku tregohej ne detaje se si do te dukej ai. Para pak muajve është nënshkruar edhe kontrata për ndërtimin e tij, shkruan lajmi.net.

Megjithëkëtë, ndërtim nuk do të nisë në mandatin e kryetarit Ahmeti.

Kryetari Ahmeti ka thënë se AKP ja nuk po e liron tokën. “Kontratën e kemi nënshkruar moti, AKP nuk po del nga objekti”, tha Ahmeti për lajmi.net.

Projekti shtrihet edhe në tokën ku janë të vendosura barakat e administratës së Agjencisë Kosovarë të Privatizimit. Në AKP nuk kanë dhënë një datë se kur do të lirojnë objektet, të cilat më pas do të rrënohen, por kanë pohuar se janë në proces të zhvendosjes.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit është duke e shfrytëzuar pronën në marrëveshje me KK Prishtinë dhe aktualisht jemi në proces të zhvendosjes, në një periudhë optimale, prona në fjalë do të jetë e lirë dhe në shërbim të Komunës për realizimin e projekteve të tyre”, ka bërë të ditur për lajmi.net, zyra për informim e AKP-së.

Tashmë, komuna ka nënshkruar kontratën me operatorët ekonomik Rexha Sh.p.k.; Arhiko .ING O.P.; NPN Euroing SH.P.K.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 4 382 782,86 euro.

Deri të nënshkrimi i kontratës, ka pasur një serë zvarritjesh ngase ka pasur pakënaqësi në procedimin e tenderit, dhe lënda ka qenë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, ku ky organ e kishte kthyer në rivlerësim këtë tender.

Lajmi.net ka mësuar se një kompani e ka dërguar në gjykatë dosjen e këtij tenderi me pretendimin se disa nga referencat të cilat janë prezantuar nga OE i rekomanduar për kontratë janë të dyshimta dhe se mund të mos jenë valide dhe të vërteta. Sipas pretendimeve, ato referenca nuk janë lëshuar nga kompanitë të cilat OE i  ka rekomanduar për kontratë dhe pretendon se i ka siguruar nga këto kompani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments