Artur Beterbiev dhe Marcus Browne kanë prodhuar një meç brutal.
Në kuadër të kontestimit të titullit të light-heavyweight, Artur Beterbiev ka bërë një luftë të paparë ndonjëherë.
Boksieri rus pësoi një çarje të frikshme në ballë, në duelin me Marcus Browne, por kjo nuk e zmbrapsi atë nga lufta për titullin.
Dueli mund të ndërpritej në raundin e katërt, pasi boksierët përplasën kokën, por Beterbiev duroi dhe arriti të mposhte kundërshtarin e tij në raundin e nëntë.
36 vjeçari mbetet kështu kampion i unifikuar në light-heavyweight dhe ruan rekordin si kampioni i vetëm në boks aktualisht me rekord 100% nokaut. 17 fitore me 17 nokaute.