Saturday, November 23, 2024
HomeShëndetësiKujtesa dhe perimet që ndihmojnë në ruajtjen e saj

Kujtesa dhe perimet që ndihmojnë në ruajtjen e saj

Një sallatë në ditë garanton rininë e trurit, thonë ekspertët sipas të cilëve, truri i njerëzve që hanë barishte dhe perime, është 11 vjet më i ri se truri i atyre që nuk i konsumojnë ato.

Kërkimet më të fundit shkencore janë përqendruar tek roli i perimeve në mbrojtjen e kujtesës dhe ruajtjen e aftësive mendore.

Një studim në veçanti zbuloi se ngrënia e një racioni me barishte dhe perime të pasura me vitamina (veçanërisht vitaminën K) në ditë, ka rol mbrojtës për trurin. Ndonëse është shumë herët të pranohet se një ushqyerje e tillë parandalon sklerozën, ekspertët janë optimistë.

Interpretimi i rezultateve të studimit për barishtet dhe kujtesën

Studimi u krye nga shkencëtarët e Universitetit Rush dhe Tufts në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky studim u financua nga Shërbimi Për Kërkime Shkencore Në Bujqësi USDA. Shkencëtarët analizuan të dhënat e 960 njerëzve që morën pjesë në studim. Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 81 vjeç.

Rreth 74 për qind prej tyre ishin femra. Për mbi katër vjet me radhë, ata konsumuan një racion me barishte në ditë. Njerëzit që konsumuan barishte rregullisht raportuan aftësi më të mira mendore dhe më pak simptoma të sëmundjeve kardiovaskulare apo depresionit.

Për më tepër, studiuesit thanë se ngrënia e një racioni me barishte në ditë, kishte lidhje të fortë me parandalimin e humbjes së kujtesës si pasojë e plakjes.

Shkencëtarët thanë se truri i njerëzve që hëngrën barishte çdo ditë ishte 11 vjet më i ri se ai i atyre që ushqeheshin me më pak barishte. Ata deklaruan se ngrënia e të paktën një racioni me barishte dhe perime ngadalëson përkeqësimin e aftësive mendore si pasojë e moshës.

(Foto: Cathe Friedrich)

Ushqyesit më të mirë për kujtesën

Vitamina K gjendet jo vetëm tek ushqimet, por edhe si suplement. Folati gjendet te barishtet me ngjyrë të gjelbër të errët dhe mishi i mëlçisë së viçit.

Luteina është një vitaminë që gjendet tek spinaqi, e verdha e vezës dhe perime të tjera me ngjyrë të verdhë dhe jeshile.

Beta karoteni gjendet te karotat, patatja e ëmbël, mango dhe kungulli. Vitamina E gjendet te brokoli dhe shpargu; nitrati gjendet te spinaqi dhe lëngu i panxharit; kempferoli gjendet te molla, rrushi, domatja, çaji jeshil dhe patatja.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments