Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKujdesen për fëmijët por prindërit kujdestarë nuk mund t’i marrin shtesat e...

Kujdesen për fëmijët por prindërit kujdestarë nuk mund t’i marrin shtesat e fëmijëve nga shteti

Kërkohet që të bëhen lëshime për disa raste kur paratë e fëmijëve nuk mund t’i marrin nënat.

Kanë një llogari bankare, por kjo s’mjafton për të marrë ndihmë nga shteti.

Afrim Beqiri i cili është divorcuar nga gruaja e tij, e që njëkohësisht është shtetas i huaj nuk i lejohet aplikimi për t’i marrë shtesat prej 10 eurosh për dy fëmijët e tij.

Ai tutje ka treguar se nëna e të vegjëlve të tij nuk jeton me fëmijët dhe se kujdestaria e tyre është në dorë të tij.

Kështu që të udhës po e sheh që në raste të tilla paratë t’i bien në llogari të fëmijëve ose të kujdestarit të tyre.

Një nga kërkesat e tij kryesore është që ky projektligj i formuluar nga Ministria e Financave të ndryshojë për disa raste konkrete.

Ai tutje ka treguar një rast tjetër kur familjarëve të tij nuk i është mundësuar marrja e këtyre mjeteve.

Problematikë të ngjashme me Beqirin ka edhe dikush tjetër.

Zaha Zekaj tash e disa vite kujdeset për nipërit e saj të cilët mbetën jetimë.

Megjithatë kjo e fundit po kërkon nga Ministria e Financave që t’i lejohet personit kujdestar të marrë të hollat e destinuar për fëmijët nga mosha 2-16 vjeç.

Në anën tjetër Ministria e Financave ka bërë të ditur se të gjitha këto kategori duhet të aplikojnë në një formë tjetër.

Shtesave e ndara për fëmijë e lindur në vitin 2020 dhe 2021 janë me nga 20 euro në muaj. Derisa  nga fillimi i janarit të vitit 2022 do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj.

Videon e plotë mund ta shihni duke klikuar KËTU.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments