Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaKualiteti i pantallonave të uniformës së Policisë së Kosovës, zyrtarit i shqyhen...

Kualiteti i pantallonave të uniformës së Policisë së Kosovës, zyrtarit i shqyhen ato gjatë arrestimit

Zyrtarët e Policisë së Kosovës ndërhyn sot në një organizim protestues të që po zhvillohej nga Partia Social Demokrate.

 

Shumë prej pjesëtarëve të PSD-së ishin sot në të njëjtin vend për të zhvilluar aksionin e pengimit të fjalimit ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

E të arrestuar nga ky aksion ishin: Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Qëndrim Sahiti, Agron Kabashi dhe Zgjim Hyseni.

Por dikush nga zyrtarët policorë e pësoi edhe më keq, pasi të njëjtit gjatë ndërhyrjes në arrestim iu shqyen pantallonat e uniformës zyrtare.

Por kjo nuk është aspak çudi, duke marrë parasysh kualitetin të cilin ka kjo uniformë.

Në një fotografi të publikuar së fundi në rrjetet sociale shihet zyrtari policor gjatë arrestimit të njërit prej zyrtarëve të PSD-së, por me pantallona të shqyera.

Duhet përkujtuar që shumë prej policëve të Kosovës përpos uniformës me kualitet të dobët kanë edhe mungesë të antiplumbëve, një nga paisjet kryesore që thuajse çdo polici në botë tashmë e posedon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments