Wednesday, December 18, 2024
HomeLajmeKosovaKu çalon Policia e Kosovës? – Kryeshefi i IPK-së tregon cilat janë...

Ku çalon Policia e Kosovës? – Kryeshefi i IPK-së tregon cilat janë mangësitë në veprimet policore

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka vlerësuar se Policia e Kosovës është një institucion i strukturar mirë dhe ka performancë shumë të mirë.

Por, ai ka thënë se si një organizatë e madhe ka edhe defekte e mangësi.

Duke u bazuar në inspektimet që ka kryer IPK, Hodaj ka thënë se Policia e Kosovës nevojë të përforcohet në nivelin e proceseve të rekrutimit dhe trajnimit.

“Në mënyrë që kurrikulat e trajnmimit t’i përshtaten më shumë nevojave të Policisë dhe të reflektojnë problematikat që dalin si rezultat inspektimeve dhe hetimeve tona në mënyrë që të ketë një përgatitje më të mirë të policëve të ri. Në momentin e parë që ata janë në terren dhe ballafaqohen me qytetarët të mos ketë mangësi apo të mos ketë panjohur në punën dhe detyrat e tyre.”, ka thënë Hodaj në një intervistë për Reporteri.

Ai po ashtu ka thënë Policia duhet të bëjë përmirësim të aspekteve logjistike, të pajisen stacionet policore me pajisje të IT dhe mjete të zakonshme të punës, sepse sipas tij, mungesa e mjeteve shpeshherë ka qenë pengesë në arritjen me kohë në vendngjarje.

“Për këtë edhe koha e arritjes në vendngjarje varion prej stacionit në stacion varësisht prej relievit, largësisë së qendrave të banimit. Mirëpo një shpërndarje më e mirë e burimeve edhe të atyre njerëzore por edhe atyre logjistike sigurisht që do ta rrisë efiçiencën dhe efikasitetin e punës policore.”, ka shtuar ai.

Hodaj është shprehur se nga matjet e besueshmërisë në publik brenda Kosovës por edhe në raport me policitë e rajonit, Policia e Kosovës ka një performancë të mirë.

“Është një organizatë e madhe edhe ka defekte dhe mangësi të cilat ata vazhdimisht mundohen t’i përmirësojnë dhe ne mundohemi që të kontribuojmë në përmirësim qoftë përmes vendimeve prokative, përmes rekomandimeve që japim në proceset tona të inspektimit apo edhe masat represive duke ndëshkuar zyrtarët e përfshirë në çfarëdo shkelje të ligjit.:, u shpreh ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments