Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKthimi në Beograd pas 23 vitesh, Vuçiq e pret me gardë Ambasadorin...

Kthimi në Beograd pas 23 vitesh, Vuçiq e pret me gardë Ambasadorin Hill

Ambasadori i ri SHBA’ve Chris Hill ka nisur sot punën në Serbi. Herën e fundit që ka qëndruar në atje, Hill ishte përpjekur ta bindë Sllobodan Milosheviqin ta pranojë Marrëveshjen e Rambujesë për t’i evituar sulmet e NATO’s. Pas 23 vjetësh, Vuçiq e nxori gardën për ta pritur diplomatin veteran.

Para pallatit valëviteshin flamuri amerikan dhe ai brazilian, ndërsa ambasadorët Christopher Hill dhe ai brazilian Jose Mauro da Fonseca Costa Couto u pritën nga Garda e Ushtrisë Serbe, shkruajnë media serbe, rts.

Vuçiq nga dy ambasadorët pranoi letra kredenciale.

Ndryshe, ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka folur për media pasi ka arritur në Beograd sot.

Hill ka thënë se s’ka qenë për një kohë të gjatë në Serbi dhe ka theksuar se është e rëndësishme të kuptohet brezi i ri i njerëzve në Serbi dhe perspektiva e re e Serbisë, pasi Hill thotë se Serbia është ndryshe prej kohës kur ai ishe në Beograd herën e fundit.

“Unë s’kam qenë për një kohë të gjatë këtu, më duhet të mësoj shumë për Serbinë. Më duhet të dëgjoj shumë dhe do të filloj nga sot, kur do ta kem mundësinë të marr letrat kredenciale nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq”, ka thënë Hill.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments