Sipas mediave greke, mister mbetet roli i bashkëshortit të saj. Teksa kanë zbardhur deklaratën e policisë, një pjesë e mediave greke ngrenë dyshime mbi lëvizjet e dyshimta të autorëve, që sipas tyre mund të jenë dhënë vetëm nga një i njohur i familjes.
Po ashtu Carolina kishte siguruar jetën e saj për shifrën 1.000.000 euro, fakt që ka ngritur dyshime tek bashkëshorti i tij, tha Stavros Balaskas.
Sakaq në të njëjtën kohë, ai u shfaq i bezdisur nga skenarët që qarkulluan në lidhje me atë që e kreu krimin. Vrasja brutale e Caroline 20-vjeçare, para burrit dhe fëmijës së saj në shtëpinë e Glyka Nera, është një krim i rrallë, pasi nuk ka asnjë gjurmë të autorëve në shtëpi, as një shembull (material vizual, dëshmi) të mbërritjes dhe largimit të tyre, gjë që ngre dyshime.
Dyshimi tjetër në lidhje me rolin e bashkëshortit të britanikes. Dyshimet përforcohen nga dëshmia e pilotit, që është gjetur me një kabëll i lidhur në banesën ku u gjet e vdekur bashkëshortja e tij. Policia greke thotë se kablli është marrë nga magazina e banesës dhe se grabitësit nuk e kanë pasur me vete atë.