Sunday, November 24, 2024
HomeBotaKthehen tensionet me Azerbajxhanin, Armenia i kërkon ndihmë Rusisë

Kthehen tensionet me Azerbajxhanin, Armenia i kërkon ndihmë Rusisë

Armenia i ka kërkuar ndihmë Rusisë për t’u mbrojtur nga Azerbajxhani pas përleshjeve të reja kufitare, një vit pas armëpushimit pas luftës 6-javore për Nagorno-Karabakun.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha të martën se forcat e saj i parandaluan “provokimet e gjera” nga forcat armene në distriktet Kalbacar dhe Lachin, në kufi me Armeninë.

Sipas kësaj ministrie, dy ushtarë azerë u lënduan, kur njësitë ushtarake armene përdorën mortaja dhe artileri kundër pozicioneve azere në kufi.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Armenisë i akuzoi ushtarët azerë për të shtëna në drejtim të pozicioneve të saj përgjatë kufirit duke përdorur artileri, automjete të blinduara dhe pushkë.

Ministria armene gjithashtu tha se forcat azere kanë humbur “një numër të konsiderueshëm të automjeteve të blinduara dhe trupave”, duke shtuar se katër ushtarë armenë janë plagosur.

Ministria e Jashtme e Armenisë të martën lëshoi deklaratë duke i bërë thirrje Rusisë, aleancës ushtarake CSTO, ku bëjnë pjesë disa shtete të Azisë Qendrore, si dhe Grupit të Minskut të OSBE-së që të ndërhyjnë dhe të marrin masa “për t’i larguar forcat e armatosura azere” nga territori i Armenisë.

Gjendja përgjatë kufirit ka qenë e tensionuar që nga lufta 44-ditore për Nagorno-Karabakun vitin e kaluar. Në këtë konflikt u vranë së paku 6.500 njerëz. Luftimet u ndërprenë me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments