Sunday, November 24, 2024
HomeBotaKryq për mitropolitin serb, mediat bëjnë hero policin malazez që thuhet se...

Kryq për mitropolitin serb, mediat bëjnë hero policin malazez që thuhet se luftoi në Koshare

Mediat serbe i kanë bërë jehonë veprimit të një pjestari të forcave speciale të policisë së Malit të Zi pasi shugurimit të mitrolitit Joanikije në Cetinje.

Menjëherë pasi dëgjoi këmbanat e manastirit, polici kaloi armën në dorën e majtë duke bërë kryqin ortodoks me dorën e djathtë, ndërsa pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale në gjuhën serbe.

Më pas, polici i quajtur Petar Knezevic u prit nga  Joanikije, i cili theksoi në një postim në Instagram se malazezi kishte marrë pjesë edhe në luftën e Koshares, ku sipas tij po mbronte sovranitetin e Serbisë.

Komentet e tij kanë ngjallur reagime në rrjetet sociale për shkak se plagët e luftës nuk janë shuar ende në Kosovë, në një kohë kur janë mijëra të humbur dhe po ashtu një numër i madh grash të përdhunuara nga kriminelët serbë.

Një ditë më parë, malazezët protestuan kundër shugurimit të mitropolitit serb në Cetinje duke kërkuar largimin e influencës serbe nga shteti i tyre. Kjo bëri që qeveria pro-serbe të angazhonte forcat speciale për nxjerrjen e mitropolitit nga Manastiri i Cetinjes me helikopter.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments