Bilanci i sotëm italian tregon një rritje të rasteve, por edhe për një ulje të viktimave në krahasim me ditën e djeshme.
17.221 raste të reja janë regjistruar vetëm sot, ndërkohë që bilanci i viktimave është 487.
Lajme më të mira vijnë nga terapitë intensive dhe shtrimet në spital, të cilë janë në ulje konstante, edhe pse pacientët në gjendje të rëndë mbeten pothuajse 3700.
Lombardia mbetet rajoni më i goditur, i ndjekur nga Pulia dhe Kampania.
Ndërkohë, fushata e vaksinimeve vijon, edhe pse me shpejtësi të reduktuar nga vendimi i autoriteteve për bllokimin e vaksinës Astra Zeneca tek personat nën 60 vjeç.
Deri më tani, janë injektuar pothuajse 12 milionë vaksina, dhe 3.6 milionë persona kanë marrë edhe dozën e dytë.