Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu përmes një statusi ka komentuar vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, për shtesa për kategoritë e caktuara.
Kryeziu ka shkruar se vendimi i fundit i qeverisë për shtesat, minon integritetin zgjedhor, cenon barazinë në zgjedhje, duke ndikuar, korruptuar dhe krijuar klientelë elektorale për 14 nëntor
Postimi i Kryeziut:
Pushteti i blerë me para publike, asnjëherë s’do ta ketë legjitimitetin qytetar. Falja e parave publike nga ana e Qeverisë së Kosovës për kategori të caktuara të shoqërisë në kohë zgjedhjesh, minon integritetin zgjedhor, cenon barazinë në zgjedhje, duke ndikuar, korruptuar dhe krijuar klientelë elektorale për 14 nëntor.Thënia “Paraja ndryshon gjithçka”, e filozofit politik Cyndi Lauper, kundëragumentohet nga shumë analistë e filozofë të tjerë, sepse paraja i rritë mundësitë e fitores, por jo domosdo ta siguron pushtetin!