Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, sot do të vizitojë Kosovën.
Bashkë me të do të vijë edhe administratorja Fidelma Donlon.
Ato do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Aktiviteti do të mbahet në Hotel Sirius duke filluar nga ora 10:00.