Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKryetari Xhafer Gashi prezanton programin e tij për shëndetësi

Kryetari Xhafer Gashi prezanton programin e tij për shëndetësi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka prezantuar disa nga prioritetet kryesore të platformës së tij qeverisëse #Bashkë, për katër (4) vitet e ardhshme, duke përfshirë projektet si më poshtë.

-Ndërtimi i katit të dytë të QKMF-së

-Blerja e një autoambulance, për pacientët me hemodializë, me të gjitha pajisjet mjekësore për transportimin e rasteve të rënda për nivelin e dytë dhe të tretë.

-Funksionalizimin e laboratorit në Qendrën e Mjeksisë Familjare në Milloshevë. –

-Vazhdimi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore në shtëpi, për personat e moshës së tretë, gratë shtatzëna, fëmijët deri në moshën 3 vjeçare dhe për pacientët në gjendje të rëndë shëndetësore.

-Vazhdimi i subvencionimi të grave lehona me nga 150€.”

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“#Bashkë për shëndetësinë

Vizioni ynë: “Avancimi i shëndetësisë, ngritja e kapaciteteve shëndetësore për një shëndet të mirë”

Këto janë disa nga prioritetet kryesore të shëndetësisë në platformën qeverisëse #Bashkë, e cila me besimin tuaj me 17 tetor do të bëjmë realitet!

Platforma jonë #Bashkë është konkrete, me vizion të qartë duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve tanë dhe sipas planifikimeve buxhetore për katër (4) vitet e ardhshme!

Voto 109✅

Xhafer Gashi”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments