Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKryetari i Partisë Liberale Egjiptiane: Kosova si shoqëri duhet të reflektojë pozitivisht...

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane: Kosova si shoqëri duhet të reflektojë pozitivisht në raport me neve

Veton Berisha, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, ka thënë se dy ngjarjet e fundit që kanë ndodhur lidhur me komunitet, janë vetëm disa që janë publikuar, teksa shtoi se kosovarët si shoqëri duhet të reflektojnë pozitivisht në raport me komunitet.

 

“Disa video të cilat janë veç disa prej tyre në opinion të publikuara, për disa ngjarje të cilat janë të papranueshme në njërin rast flitet për mos lejim dhe mos shërbim në lokale të komunës së Gjakovës, dhe një rast tjetër flet për një rrahje nga komunitet në Prizren, për mungesë të maskës, kishte plotë të tjerë që ishin pa maska, por ju ndodhi vetëm atyre, këto nuk i bëjnë mirë shoqërisë së Kosovë, nuk i bën mirë shtetit, për vet faktit se jemi një komunitet, jemi të Kosovës, tradicionalisht të Kosovës, Zoti na ka falë ngjyrën dhe identitetin, dhe veprimet e tilla janë në kundërshtim me çdo ligj njerëzor”, ka thënë Berisha.

Berisha në “Info Magazine” theksoi qeveria duhet të bëjë më shumë për komunitetet.

“Mendoj që Kosova si shoqëri duhet të reflektojë pozitivisht në raport me neve, për shkak e ne i kemi përjetuar të gjitha së bashku, dhe sot është një ndasi e papranueshme dhe secila qeveri e veçanërisht kjo qeveri tani që është e në përbërje të saj ka të gjitha komunitetet dhe kemi ministër, duhet të bëjë më tepër, që të jetë në një pozitë më të mirë”, shtoi Berisha.

“Kjo dukuri nuk është e ditë të sotme, është ndër vite që ndodh, ndëshkimi është masa më e mirë që shteti të stabilizohet, institucionet të veprojnë, një ministër i cilit duhej të vepronte në mënyrë institucionale pa përkëdhelje, dhe të takohej me kryeministrin, dhe në të njëjtën kohë të ndërmerren masat konkrete”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments