Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka vazhduar me fjalorin propagandistik të tij, duke përmendur sërish bllokimin e rrugëve në Jarinje dhe Bërnjak.
Ai thotë se tek serbët ka ende “një ndjenjë shqetësimi” për atë se cilat mund të jenë lëvizjet e ardhshme të institucioneve të Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Vetëm shtatë ditë më parë, protestat përfunduan, njësitë speciale u tërhoqën. Duhet të pranoj se ka ende një ndjenjë shqetësimi në mesin e njerëzve dhe ata ende po mendojnë për protestat që ishin dhe cilat mund të jenë lëvizjet e ardhshme të Prishtinës”, tha ai.
Madje ai thotë se shumë kosovarë po duan të largohen nga vendi i tyre, dhe se sipas tij edhe gjendja epidemiologjike në vend nuk është e mirë.
Ai thotë se kjo nuk po i shkoin për shtati Vetëvendosjes.
“Këto janë të gjitha gjëra që nuk shkojnë në favor të partisë në pushtet në pushtet në Prishtinë, dhe devijimi i vëmendjes nga ato tema bëhet më së miri kur vëmendja drejtohet kundër serbëve dhe popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, thotë ai.