Kryesia e Kuvendit sërish ka dështuar sot në zhvillimin e mbledhjes së rregullt.
Kjo ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit.
E pas kësaj, Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se thërret seancë parlamentare për ditën e enjte.
Por në të njëjtën kohë, Glauk Konjufca është pyetur lidhur me funksionimin e Kuvendit, sa i përket zhvillimit të seancave.
Ai tha se ndikim në moszhvillimin e punës siç duhet në kuadër të Kuvendit kanë ndikuar edhe zgjedhjet.
“Deri tash mesa e di 62 ligje janë proceduar nga Qeveria e Kosovës për miratim në Kuvend të dy leximet i kanë kryer 11 projektligje, por 37 mesa e di janë në procedura të shqyrtimit.Kjo ka mund të jetë shumë më e kënaqshme por padyshim se këtë agjendë e kanë dëmtuar edhe zgjedhjet lokale”, tha ai,shkruan lajmi.net.
Tutje ai tha se përgjatë këtyre dy muajve, nga 17 shtatori ka pasur probleme të ndjeshme në funksionimin e seancave dhe Kuvendit të Kosovës.
“Po të ishin mbajtur në mënyrë të rregullt seancat agjenda legjislative do të ishte në përmbushje shumë më të kënaqshme se që është”.