Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKryetari i Deçanit del kundër nismës për “braktisjen e fesë Islame”

Kryetari i Deçanit del kundër nismës për “braktisjen e fesë Islame”

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka ftuar në takim përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në këtë komunë, pas një takimi me motive përçarëse nga një grup i caktuas qytetarësh që u mblodhën për formimin e “Këshillit për braktisjen e fesë Islame”.

Ramosaj në takim me hoxhallarët janë pajtua që mos t’i kontribuojnë polarizmit, përçarjes e urrejtjes në mes qytetarëve.

“Në takimin e sotshëm me Bashkësinë Islame në Deçan, u dakorduam që të mos i kontribuojmë polarizmit, përçarjes e urrejtjes në mes qytetarëve tonë.
Pavarësisht organizimeve dhe thirrjeve që dikush mund të ketë, Bashkësia Islame dhe qytetarët e Deçanit si gjithherë i kontribuojnë bashkëjetesës, harmonisë dhe të mirës për popullin dhe për shtetin e Kosovës.
E falënderoj Bashkësinë Islame në Deçan për maturinë e treguar dhe kontributin e pamohueshëm të tyre, që tradicionalisht i kanë kontribuar e shërbyer edukimit, harmonisë, zhvillimit ekonomik, e sidomos kontributit të madh të tyre në ndërtimin e shtetit të Kosovës” shkruan Ramosaj në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments