Dy kryetarët e komunave në veri që vijnë nga radhët e Vetëvendosjes, nuk kanë shkuar në takim me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
Kurse dy kryetarët nga radhët e PDK-së, Izmir Zeqiri (Zubin Potok) e Ilir Peci (Zveçan), para orës 09:00 kanë hyrë në takim, raporton Ekonomia Online.
“Do të takohemi së shpejti. Me shumë kënaqësi. Presim mbështetje dhe bashkëpunim”, u shpreh Erden Atiq në një përgjigje për Gazetën Express.
Ndërsa, kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi nuk ka qenë i qasshëm në telefon.
Takimi i ftuar nga ambasadori amerikan vjen pas tensioneve të fundit në veri.