Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKryeshefi i shkarkuar i Postës: Vendimi është politik, do bëj padi

Kryeshefi i shkarkuar i Postës: Vendimi është politik, do bëj padi

Xhevdet Smakiqi është shkarkuar sot nga pozita e kryeshefit të Postës së Kosovës.

 

Ai ishte emëruar kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës në mars të këtij viti.

Smakiqi në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ka thënë se vendimi për shkarkimin e tij është politik, dhe se për këtë do të bëjë padi.

Ai është shprehur se një pjesë të kompensimit që pret të marrë, do ta ndajë për postën.

“Nuk ka shancë me pas vlerësim për punën time, për shkak që ata kanë ardhur sot dhe nuk më kanë njohur fare. Unë kam pasur performancë të jashtëzakonshme. Në tre mujorin e parë kemi realizuar të hyra 93 për qind. Këto ndërrime i shkaktojnë vetëm dëme ndërmarrjes. Unë thash që unë tërhiqem vetë nëse nuk përmbush interesat e postës. Unë jam staf i brendshëm, sipas rregulloreve mund të jem pjesë e menaxhmentit por varet prej vendimmarrjes. Kur ta marr kompensimin ndoshta do ta ndaj një pjesë për postën”, ka deklaruar ai.

Smakiqi tutje ka thënë se ai që nga viti 2019 ka qenë pjesë e Nismës, dhe se vendimi për shkarkimin e tij nuk ka baza juridike.

“Unë prej vitit 2019 kam qenë pjesë e Nismës, unë jam krenar për çdo aktivitet timin politik. Ky është një vendim që s’ka bazë juridike është vendim politik. Vendimi politik i bie për motive të një grupi për ta avancuar apo pasur në kontroll një vendimmarrje”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments