Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, doli për të vëzhguar situatën se si po ec ruajtja e muralit të Mlladiqit nga xhandarmëria serbe, shkruan Express.
Xhandarmëria serbe po e ruan muralin e kriminelit Ratko Mlladiq pasi aty u organizuan protesta. Aktivistja Aida Qoroviq ishte një nga protestuesit që gjuajti me vezë muralin e kriminelit Mlladiq. E fill pas këtij veprimi, Qoroviq u arrestua.
Qoroviq u arrestua, por aktivistët e tjerë vazhduan protestën. E në momentin që ata ju afruan muralit duke thirrur “Murali duhet të bjerë”, ministri Vulin u paraqit në skenë.
Në të njëjtën kohë dikush la një buqetë me lule afër muralit, raporton Nova.rs.
Pas këtij raportimi, ministri Vulin tha se nuk ishte ai që la buqetën me lule afër muralit të Mlladiqit. Megjithatë, ai që e vendosi atë buqetë tek murali ishte dikush që u lejua nga xhandarmëria t’i afrohej muralit.