Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKryeministrja britanike ia kthen letrën Kurtit: Do të vazhdoj ta përcjell Kosovën...

Kryeministrja britanike ia kthen letrën Kurtit: Do të vazhdoj ta përcjell Kosovën me interes të madh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër nga kryeministrja e Mbretërisë së Bashkkuar, Liz Truss. Në letrën e saj, që e ka publikuar ZKM, Truss e ka falënderuar Kurtin për ngushëllimet për Mbretëreshën Elizabetë II.

“Ishte kënaqësi që u takova me ju dy herë gjatë këtij viti kur isha Sekretare e Jashtme”, thuhet në letër.

Truss ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë “qartazi në një linjë në shumë fusha dhe ka mundësi të mëdha që dy vendet tona të punojnë së bashku edhe për më së afërmi”.

“Faleminderit gjithashtu për dënimin nga ana e Kosovës dhe zbatimin e shpejtë të sanksioneve si përgjigje ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. Është e rëndësishme që partnerët evropianë të qëndrojnë të bashkuar gjatë muajve të vështirë të ardhshëm dhe të reagojnë me hapa të duhur ndaj agresionit rus.”

“Mbretëria e Bashkuar ishte krenare për ndihmën dhënë Kosovës në sigurimin e pavarësisë së saj, dhe që ishte vendi i parë që njohu formalisht pavarësinë e saj në vitin 2008. Do të vazhdoj ta përcjellë Kosovën me interes të madh ndërsa ecni përpara me procesin tuaj të reformës.”

Letra e plotë e Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss:

I dashur Kryeministër,

Ju faleminderit për letrën tuaj të 6 shtatorit dhe fjalët tuaja të mira për emërimin tim.

Do të doja të ju falënderoja gjithashtu për ngushëllimet tuaja publike pas ndarjes nga jeta të Madhërisë së saj të ndjerë Mbretëreshës Elizabetë II. Ajo ka qenë një prani e vazhdueshme dhe e qëndrueshme në jetën e vendit tonë për më shumë se shtatë dekada, dhe ishte jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj detyrës dhe promovimit të marrëdhënieve globale të Mbretërisë së Bashkuar.

Ishte kënaqësi që u takova me ju dy herë gjatë këtij viti kur isha Sekretare e Jashtme.

Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë qartazi në një linjë në shumë fusha dhe ka mundësi të mëdha që dy vendet tona të punojnë së bashku edhe për më së afërmi.

Faleminderit gjithashtu për dënimin nga ana e Kosovës dhe zbatimin e shpejtë të sanksioneve si përgjigje ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. Është e rëndësishme që partnerët evropianë të qëndrojnë të bashkuar gjatë muajve të vështirë të ardhshëm dhe të reagojnë me hapa të duhur ndaj agresionit rus.

Mbretëria e Bashkuar ishte krenare për ndihmën dhënë Kosovës në sigurimin e pavarësisë së saj, dhe që ishte vendi i parë që njohu formalisht pavarësinë e saj në vitin 2008. Do të vazhdoj ta përcjellë Kosovën me interes të madh ndërsa ecni përpara me procesin tuaj të reformës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments