Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi nga organizimi i djeshëm në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë me rastin e shënimit të për 4 korrikut, Ditën e Pavarësisë së ShBA-ve.
Në albumin e kryeministrit është edhe një fotografi ku vetë Kurti shihet teksa fotografon gruan e tij, Rita Augestad Knudsen me deputeten Fatmire Kollçaku.
Derisa në një moment tjetër Kurti shihet edhe teksa e shkrep një “selfie”.Duket se kreu i Qeverisë ua ka marrë dorën fotografive.