Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKryeministri Kurti zbulon se si festonin gardianët serbë kur u sulmuan Kullat...

Kryeministri Kurti zbulon se si festonin gardianët serbë kur u sulmuan Kullat Binjake

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 20 vjetorin e sulmeve terroriste në kullat binjake në New York të ShBA-së. Ai përmes një statusi ka treguar se si gardianët serbë në burgun e Quprisë në Serbi ishin ekzaltuar kur kishin kuptuar se ShBA-ja ishte sulmuar nga terroristët.

“I gjithë burgu i Quprisë në Serbi ushtoi nga thirrjet e ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve. Mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose Cërvena Zvezda në ndonjë ndeshje sportive. Mirëpo jo. Aeroplanët e marrë peng kishin qëlluar dhe rrënuar kullat binjake në Nju Jork. Pasditja e zymtë e burgut u bë ditë e zezë e 11 shtatorit 2001. I kisha kaluar 2 vjet e 4 muaj e gjysmë nga 15 vjet burg sa më patën dënuar”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shkruar se Kosova bashkëndjen me ShBA-në, aleatin historik dhe të pazëvendësueshëm.

“Sot përkujtojmë 20 vjetorin e sulmeve vdekjeprurëse që na tronditën të gjithëve, nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e 2977 viktimave të pafajshme dhe mbarë kombin amerikan.Kosova bashkëndjen thellë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleat historik dhe i pazëvendësueshëm i Kosovës”, ka shkruar Kurti.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments