Kurti në RTK tha po ashtu se për një vit janë regjistruar 25 mijë e 200 vende të shtuara të punës.
“Prej shtatorit 2020 deri më shtator 2021 janë 25 mijë e 200 më shumë vende pune të regjistruara prej të cilave 10 mijë janë si rezultat i pakos së ringjalljes ekonomike.
Janë vende të punës të shtuara. Numri i shtuar i vendeve të punës nga shtatori 2020-2021 janë 25 mijë e 200, realisht janë më shumë por ne po e heqim këtë punësimin artificial pra kohën e zgjedhjeve”, tha ai.
Ai foli edhe për investimet kapitale në Kosovë.
“Janë shtuar investimet kapitale në Kosovë. Përshtypja ime është që investimi më i madh i Pavarsisë edhe parku në Selac, mullinjët e erës