Kryeministri Albin Kurti dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog kanë nënshkruar marrëveshje që ia mundëson Zyrës së BE-së në Kosovë vazhdimin e qëndrimit në kushtet e tanishme.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog përmes një postimi në Twitter.
“Nënshkrova marrëveshje me Albin Kurtin dje për t’ia mundësuar Zyrës së BE-së në Kosovë vazhdimin e qëndrimit në kushtet e tanishme. Mirënjohës ndaj qeverisë dhe popullit të Kosovës për këtë shenjë vlerësimi për kontributin e BE-së për zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar ai.