Saturday, November 16, 2024
HomeBotaKryeministri kanadez goditet me gurë gjatë fushatës

Kryeministri kanadez goditet me gurë gjatë fushatës

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është goditur me gurë nga protestuesit gjatë një ndalese të tij në fushatë.

Ai po kthehej në autobusin e tij pasi vizitoi një fabrikë birre kur u godit me gurë, por nuk u plagos.

Trudeau bëri thirri për zgjedhje të parakohshme në mes të gushtit, me shpresën për të fituar shumicën për partinë e tij Liberale të qendrës së majtë.

Por fushata e tij është prishur nga demonstratat kundër vaksinës Covid-19 dhe kufizimeve të tjera.

Pak më shumë se një javë më parë, kryeministri u detyrua të anulonte një tubim elektoral pasi një turmë protestuesish të zemëruar i zunë pritë aktivitetit.

Duke folur me gazetarët në aeroplanin e tij të fushatës pas incidentit në Londër, Ontario, Trudeau tha se ai mund të jetë goditur në shpatull.

Sipas një reporteri të CTV National News të Kanadasë, dy persona që udhëtonin me një autobus mediatik u goditën gjithashtu nga zhavorri, megjithëse nuk u plagosën.

Erin O’Toole, udhëheqësi i Partisë Konservatore opozitare, e përshkroi incidentin si “të neveritshëm”. “Dhuna politike nuk justifikohet kurrë dhe media jonë duhet të jetë e lirë nga kërcënimet, ngacmimet dhe dhuna,” shkroi ai në Twitter.

Planet e Trudeau për vaksinimin janë bërë një çështje kryesore përpara zgjedhjeve të 20 shtatorit.

Muajin e kaluar, qeveria njoftoi se të gjithë nëpunësit civilë, përfshirë punëtorët në sektorët si hekurudha duhet të vaksinohen deri në fund të tetorit ose rrezikojnë të humbin punën.

Pasagjerët e trenit komercial, lundrimit dhe ndër provincional gjithashtu duhet të vaksinohen për të udhëtuar.

Kanadaja ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit Covid në botë.

Protestat që tërheqin kryeministrat kanadezë nuk janë një fenomen i ri dhe shumë kryeministra, përfshirë Trudeau, janë përballur me kërcënime të sigurisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments