Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeMinistrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pasi në disa media u...

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pasi në disa media u raportua se e ka punësuar vajzën e saj në Ministrinë e Financave.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pasi në disa media u raportua se e ka punësuar vajzën e saj në Ministrinë e Financave.

Nagavci përmes një shkrimi në Facebook tha se ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz, për të cilin thotë se do t’i adresohet Këshillit të Mediave të Shkruara, e pastaj edhe me padi.

“Lajmi ‘’Edhe ministrja Arbërije Nagavci e “rehatoi” në heshtje vajzën në Ministrinë e Financave’’ është lajm tendencioz dhe i pavërtetë.

Dua të njoftoj opinionit publik se vajza ime Mirjeta Nagavci është angazhuar prej 20 janarit 2020, kur ne nuk ishim në qeverisje, dhe ky angazhim i saj vjen si obligim që ka për shkak të bursës së fituar nga Young Cell Scheme siç edhe mund ta shihni në fotografinë më poshtë.

Për këtë shpifje unë do t’i adresohem Këshillit të Mediave të Shkruara për të proceduar pastaj me Padi”, shkroi Nagavci.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments