Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka ‘shpërbyler’ me 10 mijë euro Berlind Gajraku, bashkëpartikaun e saj që drejton pasrtinë “Guxo” në Gjermani.
Më 25 mars të këtij viti Berlind Gajraku, ishte zgjedhur kryetar i partisë “Guxo” më Gjermani.
Siç edhte dihet, kjo parti drejtohet nga Donika Gërvalla-Schwarz, e cila mban edhe pozitën e ministers së Jashtme ne qeverinë e Albin Kurtit.
Nga kjo pozitë, ajo e ka favorizuar anëtarin e partisë së saj, Berlind Gajrakun.
Pas muaj pas zgjedhjes së tij në krye të “Guxo” në shtetin gjerman, shefja e tij, në gusht e ka hapur një thirrje për Programin për Diplomaci Qytetare.Rezultatet e kësaj thirrje janë publikuar në tetor, dhe i përzgjedhur aty del të jetë edhe Berlind Gajraku, bashkëpartiaku i Donika Gërvalla-Schwarz
Gajraku, sipas programit të MPJD-së, do të jetë përfitues i 10 mijë eurove nga shteti i Kosovës.
Për dhjetë muaj – ai do të marrë nga 1 mijë euro për diplomaci qytetare.
Sikur Gajraku, përfitues të këtyre bursave të MPJD-së do të jenë edhe 24 mërgimtarë të tjerë.