Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKryediplomati kroat të enjten në Kosovë| A do t’ia çelin Kurti e...

Kryediplomati kroat të enjten në Kosovë| A do t’ia çelin Kurti e Osmani punën e mbrojtjes për Thaçin dhe të tjerët

Kryediplomati kroat, Radman Grlic, të enjten do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë ku do të takohet me krerët e shtetit, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, homologen e tij Donika Gërvalla, kryekuvendarin Glauk Konjufca e zv.kryeministrin Besnik Bislimi.

Megjithatë Grlic ka thënë se në agjendën e këtij udhëtimi nuk është e planifikuar që do të diskutohet rreth ofrimit të garancisë nga Kroacia për mbrojtjen në liri të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Nga Ministria që drejton Grlic ka thënë se nëse do të ndodh një diskutim i tillë me krerët e institucioneve të Kosovës atëherë do ta bëjnë publike.

“Tema për të cilën keni pyetur nuk është temë diskutimi dhe nuk është në axhendë gjatë kësaj vizite”, kanë potencuar nga MPJ për direktno.hr.

Nga MPJ kroate kanë thënë se tema të diskutimit gjatë vizitës në Kosovë do të jenë integrimet evropiane, ndihma e Kroacisë përmes projekteve të binjakëzimit, stabiliteti dhe siguria e rajonit, rritja e trupave kroate në KFOR, mbrojtja e diasporës në Janjevë dhe Letnicë dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Mbetet të shihet nëse presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti do t’ia hapin dhe temën e ofrimit të garancisë për Thaçin dhe të tjerët për mbrojtje në liri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments