Friday, November 29, 2024
HomeLajmeKryebashkiaku i Mariupolit: Rusët po rrafshojnë çdo gjë që 12 orë, granatimet...

Kryebashkiaku i Mariupolit: Rusët po rrafshojnë çdo gjë që 12 orë, granatimet nuk po ndalen

Kryebashkiuaku i qytetit bregdetar të Ukrainës, Mariupol, Vadym Boichenko ka thënë sot se në këtë qytet janë duke u shënuar viktima masive si dhe ndërprerje të ujit, si pasojë e sulmeve nga Rusia, shkruan The Guardian.

Në një lidhje direkte për TV Ukraine  Boichenko tha se rusët kanë bllokuar daljen e mbi gjysmë milionë qytetarëve të këtij qyteti.

“Forcat armike pushtuese të Federatës Ruse kanë bërë gjithçka për të bllokuar daljen e civilëve nga qyteti gjysmë milioni banorë”, tha ai.

Kryebashkiaku i Mariupolit tha se forcat ruse po na “rrafshonin pa pushim për 12 orë tani.  As të plagosurit nuk mund t’i marrim nga rrugët, nga shtëpitë dhe banesat sot, pasi granatimet nuk ndalen”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments