Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të shtunën se Liqeni i Batllavës po vazhdon me nivel maksimal të kapërderdhjes.
Ndërsa, sipas njoftimit, ai i Badocit e arrin kuotën maksimale të kapërderdhjes vetëm edhe 1.15 metra.
Duke bërë thirrje për shpenzimit racional të ujit të pijshëm, KRU “Prishtina” ka përmendur fundin e vitit 2013 dhe fillimin e vitit 2014 kur nivelet ishin mbi 13 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes dhe kishte rezerva të ujit vetëm edhe për një muaj.
“Të ndalemi e të kujtojmë pak fundin e vitit 2013 dhe fillimin e vitit 2014, atëherë kur nivelet ishin shndërruar në tokë të thatë, mbi 13 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes. Rezervat e ujit ishin vetëm edhe për një muaj”.
“Andaj, të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm, t’i mbrojmë dhe ruajmë vazhdimisht burimet e ujit, pasurinë më të madhe të vendit”, thuhet në njoftimin për media të ujësjellësit.