Saturday, November 23, 2024
HomeBotaKriza Rusi-Ukrainë, Blinken konsultohet me aleatët e krahut lindor të NATO-s

Kriza Rusi-Ukrainë, Blinken konsultohet me aleatët e krahut lindor të NATO-s

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken bisedoi sot me një grup aleatësh të krahut lindor të NATO-s Bucharest Nine (B9) rreth përqendrimit të trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën, konfirmoi Departamenti i Shtetit.

 

Blinken theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për konsultime dhe koordinim të vazhdueshëm të ngushtë me të gjithë aleatët dhe partnerët transatlantikë, duke punuar në de-përshkallëzimin përmes parandalimit, mbrojtjes dhe dialogut, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Bucharest Nine (B9), një organizatë që bashkon vendet e krahut lindor të NATO-s, u themelua në vitin 2015 dhe përbëhet nga Rumania, Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia, Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments