Këto do të jenë Krishtlindjet e para që familja Biden do të festojë në Shtëpinë e Bardhë.
Tema për dekorin e të gjithë rezidencës ishte “ dhuratë nga zemra”
Excited to share that the Official White House Christmas tree is up in the Blue Room! pic.twitter.com/od943V0k5Q
— Jill Biden (@FLOTUS) November 29, 2021
“Gjërat që i ne i konsiderojmë të shenjta janë ato që na bashkojnë dhe falë tyre kapërcejmë distancën, kohën, madje edhe kufizimet e një pandemie. Besimi, familja dhe miqësia, dashuria për artet dhe natyra, sigurisht edhe mirënjohja, uniteti dhe paqja. Këto janë dhuratat që lidhin së bashku kuptimin e jetës tonë,” shkruan çifti Biden.



Në vetëm një javë, mbi 100 vullnetarë dekoruan pjesën e jashtme dhe të brendshme të Shtëpisë së Bardhë me 41 pemë Krishtlindjesh, 6,000 fjongo dhe mbi 78,750 drita.