Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKrimi në Elbasan, 58-vjeçari që vrau kunatën ishte i dehur

Krimi në Elbasan, 58-vjeçari që vrau kunatën ishte i dehur

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Kusarth në Elbasan, ku 58-vjeçari, Tefik Tashi, vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani.

44-vjeçarja po lëvizte në fshatin Kusarth kur u godit disa herë nga autori, i cili u vu në pranga vetëm disa orë pas ngjarjes.

Tefik Tashi u arrestua në zonën e Bradasheshit nga policia, dhe në momentin e prangosjes, në duar kishte gjak dhe mbante sëpatën me të cilën kreu krimin e rëndë.

Sipas raportimeve, mësohet se në momentin e krimit Tefik Tashi ka qenë në gjendje të dehur, çka e ka bërë të pamundur t’i merret dhe një deklarim menjëherë pas ngjarjes. Megjithatë burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se mes viktimës dhe autorit ka patur konflikte të vazhdueshme.

Kujtojmë se 44-vjeçarja Alma Qevani jetonte në një banesë me autorin dhe motrën e saj. Kjo e fundit deklaroi pas ngjarjes se shkak i vrasjes më sëpatë u bë fakti që viktima nuk i përgjigjej në telefon autorit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments