Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të inicuar nga sektori i krimeve ekonomike.
Vetëm në Istog janë arrestuar katër zyrtarë komunalë, punëtorë në Drejtorinë e Bujqësisë së kësaj komune.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, mirëpo që nuk janë dhënë detaje të zgjeruara apo konkrete.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
Arrestimet në komunën e Istogut i ka konfirmuar edhe nënkryetari, Agim Ademaj.
Ai ka thënë se policia s’ka dhënë asnjë informacion apo detaj në lidhje me këto veprime.