Procesi i votimit në Durrës vahzdon të shoqërohet me incidente.
Mësohet se në një qendër votimin në Spitallë të Durrësit, kreu i Partisë Demokratike Durrës, Dritan Burgija, shtetasit Pjetër Pjetri dhe Ndec Pjetri, kanë goditur me grushte shtetasin Hekuran Markola, pjesë e këshillit bashkiak të Partisë Socialist.
Ndërkohë, në Komisariatin e Policisë Durrës Markola ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ka qenë në korridorin e Qendrës së Votimit 1430-2.
Ndërkohë, policia po punojnë për kapjen dhe shoqërimin e këtyre 3 shtetasve.