Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKrerët e shtetit kërkojnë drejtësi në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut:...

Krerët e shtetit kërkojnë drejtësi në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut: Regjimi i Vuçiq-it po e mohon masakrën

Krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti sot në Reçak të Shtimes, kanë bërë homazhe në nderim të 25 vjetorit të masakrës së Reçakut, njëra ndër masakrat më të tmerrshme ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.

Ata thanë se Serbia ende po mohon krimin e bërë. Presidentja Vjosa Osmani, në 25 të vjetorit të masakrës Reçakut ka kërkuar drejtësi për të vrarët në këtë krim makabër ndaj civilëve të pafajshëm.

Ish-shefi i Misionit Verifikues për Kosovën, William Walker, tha se ka ardhur këtu për të nderuar Reçakun.

Kurse kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se ky ishte njëri ndër aktet më mizore të Serbisë ndaj Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, tha se masakra e Reçakut tronditi opinionin ndërkombëtar dhe e bëri që të kemi ndërhyrjen e NATO-s.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka theksuar rëndësinë e drejtësisë për t’i sjellë kuptim paqes dhe lirisë. Ajo ka përkujtuar masakrën brutale të shqiptarëve nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit dhe ka falënderuar ish-ambasadorin William Walker, i cili ishte zëri i viktimave

Në 25-vjetorin e masakrës së Reçakut, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë nderime te varrezat e të rënëve në Masakrën e Reçaku, nga ku është shprehur se drejtësia i jep kuptim paqes e lirisë.

Ajo ka thënë se shqiptarët u masakruan duarthatë në mënyrë brutale nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke theksuar se ish-ambasadori William Walker ishte bërë zëri i viktimave të Kosovës.

“25 vjet pas luftës e pas Masakrës së Reçakut. Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia i jep kuptim paqes, lirisë, e është e domosdoshme për pajtim. Edhe sot jemi këtu për të nderuar të rënët, të gjithë ata që duarthatë u masakruan në mënyrë brutale, duke kryer krime kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit. Jemi këtu për të falënderuar sërish ambasadorin William Walker që u bë zëri i viktimës kur në në një kohë s’kishim zë. Kur kishim nevojë për mbrojtjen e botës demokratike, Masakra e Reçakut ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës”, ka thënë ajo, transmeton EO.

Presidentja Osmani ka theksuar se regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pos që mohon masakrën, “po i arreston e torturon ata që vendosin lule mbi varret e fëmijëve të luftës”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se Masakra e Reçakut është ndër aktet më mizore të regjimit serbe.

Pas homazheve, Konjufca ka thënë se nëpërmjet Reçakut, bota demokratike e kishte kuptuar se “gjuha të cilën e njeh Serbia është gjuha e forcës”.

“Ky ishte njëri ndër aktet më mizore të regjimit së Serbisë, e po ashtu për botën demokratike shënoi edhe vijën e kuqe për Serbinë okupatore që i solli edhe bombardimet e NATO-s pastaj. Gjë që i hapi rrugë edhe çlirimit të plotë të Kosovës.

Pas Reçakut, bota demokratike e kuptoi se gjuha të cilën e njeh Serbia është gjuha e forcës, sepse nuk do të ndalej lufta dhe masakrat që po i kryente gjithandej Kosovës. Prandaj, gjithmonë do të mblidhemi këtu, për t’i kujtuar edhe martirët e Reçakut, e edhe dëshmorët që rënë në përpjekje për të mbrojtur popullatën civile të Reçakut”, ka thënë Konjufca.

Kryeministri Kurti, bashkë me presidenten Osmani kanë shkuar për homazhe në Reçak, për të bërë homazhe në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut. Bashkë me ta ishte edhe ambasadori William Walker.

Kurti para gazetarëve tha se civilët e vrarë nuk u varrosën deri pas katër javësh, pasi kishte luftime.

Ai shtoi se ky është tregues që Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën.

Kurti e falënderoi ambasadorin William Walker që e tregoi të vërtetën e Reçakut para gjithë botës.

“Më 15 janar, në një dimër jashtëzakonisht të ftohtë, pat ndodhur ky krim makabër ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur katër javë më vonë sepse ka pasur luftë të madhe për kufomat. I kemi edhe 11 ushtarë të UCK’së që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe ato katër javë tregojnë se Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin dhe prandaj po e theksoj edhe një herë rëndësinë e vërtetës nga mendja, sytë, veshët dhe goja e ambasadorit William Walker, të cilit i jemi përjetë falënderues e mirënjohës për shkak se në një moment vendimtar historik për popullin tonë e foli të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments