Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKrejt çka dihet për shpërthimi në lokalin e deputetit serb të Kuvendit...

Krejt çka dihet për shpërthimi në lokalin e deputetit serb të Kuvendit të Kosovës, Zoran Maksimoviq

Gjatë ditës së djeshme një mjet shpërthyes dyshohet të ketë shpërthyer mbrëmë në një lokal në Ranillug.

Rastin po dje e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se rasti dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45, dhe se lokali quhet “Kod Maksi”.

“Me datën 06.08.2023 rreth orës 14:15 Stacioni i Policisë Ranillug ka pranuar informacion se tek lokali i quajtur ,,Kod Maksi” pronë e Z.M. (mashkull, kosovar serb) dyshohej se ka shpërthyer një mjet shpërthyes. Rasti dyshohet të këtë ndodhur më datë: 05.08.2023 rreth orës 22:45”- ka thënë Hashani.

“Njësitet policore relevante patrulluese, hetues nga Stacioni Policor Ranillugë, hetues rajonal duke përfshirë Krim Teknikën Rajonale dhe  Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive i janë përgjigjur rastit”- shtoi ai.

Hashani ka deklaruar se nga vendi ngjarjes është raportuar se lëndime trupore nuk ka pësuar askush përveç dëmeve materiale dhe se pronari nuk është takuar nga Policia pasi është jashtë vendit.

“Nga vendi i ngjarjes është raportuar se nga ky rast lëndime trupore nuk ka pësuar askush përpos disa dëmeve të vogla materiale. Pronari i lokalit nuk është takuar nga policia pasi i njëjti për momentin gjendet në pushime jashtë Republikës së Kosovës”- ka theksuar Hashani

Zëdhënësi i PK-së është shprehur se rrethanat se si ka ndodhur rasti vazhdojnë të hetohen nga hetues rajonalë të Policisë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.​

I menjëhershëm ishte reagimi I Listës Serbe, e cila tha se dënon sulmin me një mjet shpërthyese ndaj pronës së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Zoran Maksimoviq, në Ranilug.

“Dënojmë ashpër sulmin me një mjet shpërthyes ndaj pronës së deputetit të Listës Serbe Zoran Maksimoviq në Ranilug dhe kërkojmë që përgjegjësit për këtë akt të tmerrshëm që ka mërzitur të gjithë serbët, sidomos në pjesën e Anamoravës, të dalin para drejtësisë. Duhet urgjentisht të përcaktohen të gjitha faktet dhe rrethanat e këtij sulmi, sepse është e papranueshme që qytetarët të sulmohen pa asnjë arsye, e sidomos jo përfaqësuesit e popullit serb”- thuhet në reagim.

Siç ka konfirmuar edhe vet deputeti Maksimoviq për Kosova Online, mjeti shpërthyes i dorës është hedhur në kopshtin e lokalit, i cili në atë kohë ishte i mbyllur.

“Ne ishim me pushime, vetëm vajza ishte në shtëpi, djali doli. Të gjithë e dëgjuan shpërthimin, por nuk e dinin se çfarë ishte dhe askush nuk e pa se kush e bëri atë. Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Rasti është raportuar në polici, kanë bërë hetime, ka pasur policë nga Gjilani dhe Prishtina. Hetimi është në vazhdim e sipër dhe nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë Maksimoviq për Kosova Online.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments