Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKrejt çka dihet deri më tani për plagosjen në Prishtinë

Krejt çka dihet deri më tani për plagosjen në Prishtinë

Mbrëmjen e djeshme dy grupe janë përleshur mes veti, ku kanë përdorur edhe armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Dhjetëra fishkë janë gjendur në vendin e ngjarjes.

I plagosur nga kjo përleshje ka mbetur, Veton Gashi i njohur më nofkën “Canki”.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe se gjendja e tij është raportuar stabile.

Këtë e ka konfirmuar doktori Ejup Govori.

“Gjendja e tij është stabile, ka lëndime me armë zjarri, lëndimet janë në ekstremitet të poshtme dhe është në trajtim e sipër”, ka thënë Govori.

Ndërsa, në media po raportohet se edhe një person ka mbetur i plagosur dhe se ndodhet në arrati.

Por nga policia bën të ditur se janë duke e hetuar rastin.

“Rreth orës 20:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit.

Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, kështu tha për IndeksOnline zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments